• |
ide | kryesore

Duka i përgjigjet Finos: Nuk jam trup gjykues, të gjithë e panë procesin demokratik të votimit

Lajme, Të fundit



Armand Duka është ka fituar mandatin e pestë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai mundi dy kandidatët e tjerë Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala. Në votimin e raundit të dytë, Duka mori 38 vota përballë 24 votave të Finos. 3 vota dolën të pavlefshme. Pas përfundimit të numërimit, Duka foli për gazetarët duke vlerësuar maksimalisht organizimin e procesit të votimit në Asamble.

Nga të gjithë problematikat se është diskutuar gjatë, ka shumë gjëra që do reflektojmë dhe t’i përmirësojmë për të mirë e futbollit në të ardhmen. Jam i lumtur dhe për mënyrën si u zhvillua kjo asamble. Sot kemi bërë shumë punë për demokracinë e organizimit të zgjedhjeve”. – tha Duka

Ndërsa në lidhje me fjalët e Finos se do ankimojë rezultatin, Duka ngulmoi sërsish se të gjithë e panë procesin demokratik të votimit.

Të gjithë panë dhe demonstruan një nivel të lartë të organizimit të votimeve. Nuk jam trup gjykues, jam President i sapo zgjedhur dhe do angazhohem për të plotësuar premtimet e mia,” – u shpreh Presidenti i FSHF.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *