• |
ide | kryesore

Fillon ‘furtuna’ në polici, 13 000 efektivë kalojnë në sitën e Vettingut

Lajme, Të fundit



Rreth 13000 punonjës të policisë do t’i nënshtrohen Vettingut. Qeveria ka miratuar projekt-ligjin “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur ndryshe si Vettingu në polici.

Projektligji përcakton parimet, kriteret, procedurat e vlerësimit kalimtar dhe periodik, standardet, organizimin dhe funksionimin e organeve të vlerësimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme.

“Është përzgjedhur një model i përzier ku gradat e larta vlerësohen nga komisione të pavarura me punonjës të rekrutuar nga jashtë, ndërsa në nivelet e tjera komisionet integrohen me punonjës që e kanë kaluar me sukses vlerësimin “ u shpreh zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj.

Mësohet se ministria e Brendshme nuk do të pjesë e procesit e vlerësimit, për të garantuar pavarësinë, paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij, përkundrejt punonjësve që vlerësohen apo përkundrejt publikut.

 



1 Comment

  1. tash rama do i zgjedh te gjith bijet e vrasesve komunist,si birin e frrokut,ruqit,ndokve,te aferm te tahirit,enver hogjes etj.kush nuk beson e vertetojn xhafa,ruqi,spartak braho ne partin kanibaliste te enver stalin edvin rames,milena harito etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *