• |
ide | kryesore

FOTO/ Çfarë ndodhi në kafen mes Dukës dhe Finos para votimit

Sport



Mësohet se ka pasur replika të forta mes Bashkim Finos dhe kreut të FSHF-së Armand Duka përpara nisjes së votimit në Asamblenë Zgjedhore. Gazetari i “Panorama Sport” që ka qenë pranë kafes mes dy rivalëve për kreun e FSH-së dhe ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima raporton se Fino shprehu pakënaqësi të fortë për caktimin e vendit në fund të sallës.

“Si mund te me lesh mua ne fund te sallës?! Çfarë je ti që mendon se mund t’i trajtosh njerëzit kështu? Ku ka moral kjo punë? O Koço, do e bëje këtë ti po të kishe qenë në vend të këtij (Dukës)?”, – i është drejtuar Fino, presidentit aktual. Sapo pa vendin që i kishin caktuar Fino u ul reshtin e fundit në shenjë proteste. Kujtojmë që Duka fitoi thellë në zgjedhjet e mbajtura të mërkurën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *