• |
ide | kryesore

(FOTO) Plagosja në Elbasan, policia zbulon detaje…

Lajme, Të fundit



Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Fushë Mbret” ku një  person është plagosur.

23-vjeçari Raif Çaushllari, i cili u qellua gjate ecjes ne kembe, mësohet se është banor i lagjes ku ndodhi edhe plagosja, e ndërsa policia dyshon se është person me preçedent penal.

Policia po ashtu ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policisë: 

Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.

Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.

Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *