• |
ide | kryesore

Getinjo dhe Mozzik, dikur me dy euro në xhep, sot numërojnë miliona

F1, Paparazzi



Në fillim të janarit Getinjo dhe Mozzik u larguan nga kompania që i menaxhonte qysh prej fillimit të karrierës së tyre, ‘On Records’. Prishja e kontratës me një nga kompanitë më të mëdha diskografike në Kosovë nuk përfundoi aspak miqësisht. Këngët e tyre u fshinë nga YouTube, u hodhën në gjyq nga labeli dhe duhet të paguajnë 1.4 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës, investimin në ta dhe dëmtimin e imazhit.

Getinjo dhe Mozzik, kur ishin fëmijë

Në intervista të dhëna më parë, të dy vëllezërit janë treguar shumë mirënjohës nga ‘On Records’ duke thënë se “ata i nxorrën nga llumi dhe i kthyen në diamante dhe i hapën derën kur kishin vetëm dy euro në xhep”.

Monedha 2-euroshe është kthyer në simbol të talentit dhe punës së tyre intensive, duke i sjellë më pas suksesin dhe jehonën që bëjnë emrat e dy vëllezërve sot në industrinë e muzikës në Shqipëri dhe Kosovë. Por ky mund të jetë dhe emri i labelit të tyre të ri.

Ndarja nga ‘On Records’ nuk ishte rastësore, Mozzik dhe Getinjo kishin bërë plane më të mëdha për karrierën e tyre e tani po i sjellin në jetë. ‘Nga 2 euro në miliona’: Kështu shkruhet në faqen 2eurogang në Instagram, ku publikohen foto të reperëve dhe shumë monedha dy-euroshe, aty nga ku filloi gjithçka.

Në një foto të publikuar në Instagramin e Mozzik-it një ditë më parë, reperi përveçse ka ndryshuar look, njofton ndjekësit e tij që ka krijuar 6 këngë të reja, dhe një bashkëpunim me Getinjon. Projektet e reja vijnë shumë pak kohë pas ndarjes nga ‘On Records’, pra është e sigurtë të themi që dy vëllezërit kanë punuar intesivisht gjatë kësaj kohe. Përgatituni të shihni një version të ri e të përmirësuar të dyshes së famshme të rap-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *