• |
ide | kryesore

Këngëtari Blero nën hetim nga prokuroria

Paparazzi



Këngëtari Blero Muharremi i njohur shkurt si “Blero” është nën hetim nga Prokuroria e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për portalet e Kosovës edhe prokurori Atdhe Dema.

“Po. Ky person është nën hetim. Jam në seancë dhe nuk mundem të flas më tepër”, – ka thënë prokurori Dema, por pa zbuluar se për çfarë po hetohet këngëtari.

Mësohet se javën e kaluar Blero ka qenë në Prokurori. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari, por nuk ka bërë komente mbi arsyet e marrjes në pyetje.

Ndërkohë “Kosovarja” shkruan se para 2 viteve Blero ka qenë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës për akuzën “armëmbajtje pa leje”. Këtë herë gjërat janë të paqarta dhe ende nuk është bërë e ditur për çfarë po hetohet këngëtari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *