• |
ide | kryesore

Paralajmërimi për Korenë e Veriut: Sanksionet më të ashpra nga SHBA…

Planet
pence



Zv.Presidenti amerikan, Mike Pence deklaroi sot se Uashingtoni do të shpallë sanksione të reja më të ashpra kundër Koresë së Veriut, për t’a bindur që të braktisë programin bërthamor.

Duke folur në Tokio pas takimit me kryeministrin japonez Shinzo Abe, Pence premtoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë Japoninë, do të ushtrojnw presion maksimal mbi Phenianin, deri sa të marrë hapa drejt “çarmatimit të plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm”. 

 

 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës shumë shpejt do të shpallin raundin më të ashpër dhe agresiv ndonjëherë të sanksioneve ekonomike ndaj Koresë së Veriut. Dhe ne do vazhdojmë të izolojmë Korenë e Veriut deri sa të braktisë programin e saj bërthamor të raketave balistike një herë e mirë” – tha Mike Pence në Tokio.

Pas bisedimeve SHBA-Japoni, kryeministri Shinzo Abe tha se dy vendet kanë rënë dakord se nuk do ta pranojnë kurrë Korenë e Veriut të armatosur me armë bërthamore.

Pence paralajmëroi se SHBA nuk do lejojë Korenë e Veriut të përdorë Lojërat Olimpike për propagandë.

“Nuk do lejojmë që Koreja e Veriut të fshehë pas banderolës Olipmike realitetin se ata skllavërojnë popullin e tyre dhe kërcënojnë të gjithë rajonin”, tha numri dy i Uashingtonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *