• |
ide | kryesore

Rama fillon fshesën në administratë: Masa konkrete kundër parazitëve dhe grabitqarëve

Lajme, Të fundit



Në 25 qershor PS u zgjodh të qeveriste e vetme me 74 mandate, duke nxjerrë në opozitë LSI-në. Ndërkohë, pritet që administrata publike dhe institucionet shtetërore t’i nënshtrohen një procesi pastrimi nga numrat e fryrë të të punësuarve, një pjesë e tyre edhe nga rradhët e e PD-LSI.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, gjatë Konferencës Kombëtare për Reformimin e Shërbimeve Administrative. Kreu i qeverisë ka përdorur fjalë të forta për ata që ai i cilësoi si parazitë dhe grabitqarë, që kanë mbajtur një post në administratë vetëm për të lypur ryshfet. Reforma në Drejtësi e Vettingu do të godasin korrupsionin në nivelet e larta, deklaroi Rama, duke shtuar se korrupsionit të nivelit të vogël, ose atij të ryshfetit, do të jetë përpjekja e qeverisë që do t’i japë zgjidhje.

Një hap i madh për rritjen e shpejtësisë së shërbimeve për qytetarin në zyra e sportele dhe uljen e ndjeshme të korrupsionit. Jo vetëm kaq, po edhe masa konkrete kundër parazitëve e grabitqarëve, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al. Nëse flasim për korrupsionin që shqetëson qytetarët, kemi nga njëra anë korrupsionin e lartë, për të cilin Reforma në Drejtësi, Vetingu është ilaçi i duhur dhe ndëshkimet që do të pasojnë janë ilaçi i duhur. Por kemi edhe korrupsionin e gjithëpërhapur të nevojës për ryshfet, që është tipik për vende në zhvillim. Në këtë aspekt, ne besojmë shumë se përgjigja është modernizimi, i cili ka një komponent themelor, shkurtimin e duarve të shtetit në jetën dhe në xhepin e qytetarëve për shërbime që janë të drejta të fituara që shteti duhet t’i garantojë. Platforma e bashkëqeverisjes është reale, funksionon. Në vend që të japësh mik, thjesht beso se ti e zgjidh vetë problemin tënd për tre minuta, duke futur mikun më të madh, qeverinë e Republikës së Shqipërisë, ministrin apo ministren sipas sektorit. Sot ne kemi mbi 2500 raste konkrete që e provojnë këtë që them unë. Sot kemi 35 punonjës hipotekash në Prokurori. Nuk i ka dërguar auditi apo kontrolli i shtetit, i ka dërguar qytetari që ka ngritur krye.’’ – tha Rama



3 Comments

  1. e shkaterroi shqiperin.tash duhet te paguhen te gjith ata qe i largon rama si me qen kukngulleshka,nuk mbush mend bastardi me palletet qe shembi tash shteti duhet te paguaj miljarda.po sikur ter te larguarit nga puna qe beri rammuti ne 2013 tash e tutje te bejn ne strasburg bati ,kush paguan.dihet qlbesirat qe ngelen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *