• |
ide | kryesore

Shkenca e vërteton,tiparet e mashkullit ideal

F1, Stil



Këto janë disa nga predispozitat, të cilat meshkujve ua rrisin shanset te femrat, madje kjo në bazë të fakteve shkencore.

Vetulla të trasha dhe mjekra në formë katrore-Hulumtimet kanë treguar që femrat i preferojnë meshkujt e tillë kur mendojnë për lidhje afatgjatë.

Mjekra e parruar-Midis meshkujve të rruar dhe të atyre të parruar, femrat më me dëshirë kanë zgjedhur ata me mjekër të dendur, sepse këtë karakteristikë e lidhin me burrërinë.

Shenjat-Besoni ose jo, disa hulumtime kanë treguar që femrat më shumë u dorëzohen meshkujve me shenja në fytyrë.

Buzëqeshja diskrete-Femrave u pëlqen kur meshkujt kanë buzëqeshje diskrete. Shkencëtarët konsiderojnë që kjo është arsyeja përse femrat i duan “meshkujt e rrezikshëm”.

Mosha-Nëse femrës i imponohet që të zgjedhë midis mashkullit të moshës së saj dhe atij pak më në moshë, kryesisht do ta zgjedhë atë më në moshë. Shkencëtarët këtë e quajnë “Efekti George Clooney”.

Kursimtari-Duket që femrat preferojnë meshkujt kursimtarë, sepse ata lënë përshtypje vetëkontrolli.

Instrumenti-Në hulumtimin në të cilin janë përfshirë tre meshkuj u kanë kërkuar numrin e telefonit femrave, nga të cilët njëri ka qenë me duar bosh, i dyti ka pasur çantë sportive, ndërsa i treti një instrument muzikor. 35 përqind e femrave të cilat i ka pyetur “muzikanti” ia kanë dhënë numrin e vet të telefonit. Tipit i cili nuk ka pasur asgjë në dorë numrin ia kanë dhënë 14 përqind të femrave, ndërkaq “sportistit” 9 përqind.

Sensi i humorit-Hulumtimi i ngjashëm me numër telefoni është bërë edhe në këtë rast. Femrat më me shumë dëshirë u kanë dhënë numrat tipave të cilët kanë ditur të bënin shaka, sesa atyre të tjerëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *