• |
ide | kryesore

U arratis nga tualeti i Gjykatës në Gjirokastër, arrestohet nga policia 24-vjeçari

Lajme, Të fundit

Policia e Gjirokastrës vuri në pranga 24 vjeçarin Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i gjykatës pak momente para se të njiheshe me vendimin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në Gjykatën e Apelit Gjirokastrës kur Saimir Ahmeti i akuzuar për “përndjekje” është larguar me shpejtësi në momentin kur njëri prej efektivëve të policisë që e shoqëronte për në sallën e gjyqit ka tentuar ta prangosë.


24 vjeçari kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale, me pretekstin për të shkuar në tualet, por ai është arratisur nga dritarja. Pas një kërkimi prej mëse dy orësh ai u gjet i fshehur në një pusetë. 24 vjeçari nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të ‘përndjekjes’. Saimir Ahmeti ishte arrestuar për llogari të komisariatit të Sarandës dhe  kishte apeluar masën e sigurisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu