• |
ide | kryesore

Aksion i RENEA-s natën në Elbasan/ 4 në pranga për atentatin me tritol në Shkodër

Lajme, Të fundit



4 persona janë ndaluar mbrëmjen e së mërkurës në një superoperacion policor ne Elbasan. Te katër këta persona janë banorë në Elbasan dhe u gjeten nëpër shtëpitë e tyre. Deri tani ata dyshohen si bashkëpunëtorë në atentatin me tritol nga biznesmenit Lulzim Kulla pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës.

Nuk ka detaje se cili ka qene roli i tyre në këtë ngjarje, por sipas të dhënave të rezervuara, në Elbasan u gjet dhe makina që dërgoi ne Shkodër, motorin në të cilin ishin vendosur 900 gramë tritol dhe që shpërthyen në lagjen “Rus” me pasoje 8 persona të plagosur, midis tyre shënjestra Lulzim Kulla i cili ndodhet në gjendje të rëndë i cili akoma ndodhet në mjekim spitalor.

Në operacion morën pjesë dhjetëra forca speciale, forcat RENEA që drejtoheshin nga drejtues te Krimeve të Rënda të Policisë se Shtetit dhe drejtues të Prokurorisë së Shkodrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *