• |
ide | kryesore

Deputetja e PD-së akuza ministres Nikolla: Ka lënë pa paga të gjithë pedagogët e universiteteve

Lajme, Të fundit
Albana_Vokshi20dhjetor.jpg



Kryetarja e Komisionit parlamentar të Arsimit Albana Vokshi ka bërë sot një denoncim, duke akuzuar Ministren e Arsimit Lindita Nikolla se ka lënë pa paga të gjithë pedagogët dhe stafin në Universitete.

Në një status në Facebook, Vokshi thotë se Nikolla duke u marrë me merkaton e pushtetit ka lënë pa paga pedagogët. Ajo i kërkon të sigurojë urgjent fondin e pagave.

Ministrja e Ramës, Lindita Nikolla, duke u marrë me #eksperimentet e urdhëruara nga #Rama apo me “merkaton” e pushtetit ka lënë pa paga të gjithë pedagogët !
Në universitete, askush nuk ka marrë rrogat sepse Qeveria ende nuk ka kaluar fondet … Sot, Universitetet nuk kanë para në llogari për pagat. #Ministrja #Nikolla të sigurojë #URGJENT fondin e pagave për #Universitetet. #TeSigurohenUrgjentFondetPerPagaPerUniversitetet. P.S. foto e huazuar nga postimet sot në fb
…”, – shkruan Vokshi.

 



1 Comment

  1. shyqyr qe u kujtuat e te na mbroni, por mos haroni se pedagoget ishin ata qe hodhen qelbesirat e komunizmes para 30 viteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *