Kryetarja e Komisionit parlamentar të Arsimit Albana Vokshi ka bërë sot një denoncim, duke akuzuar Ministren e Arsimit Lindita Nikolla se ka lënë pa paga të gjithë pedagogët dhe stafin në Universitete.
Në një status në Facebook, Vokshi thotë se Nikolla duke u marrë me merkaton e pushtetit ka lënë pa paga pedagogët. Ajo i kërkon të sigurojë urgjent fondin e pagave.
“Ministrja e Ramës, Lindita Nikolla, duke u marrë me #eksperimentet e urdhëruara nga #Rama apo me “merkaton” e pushtetit ka lënë pa paga të gjithë pedagogët !
Në universitete, askush nuk ka marrë rrogat sepse Qeveria ende nuk ka kaluar fondet … Sot, Universitetet nuk kanë para në llogari për pagat. #Ministrja #Nikolla të sigurojë #URGJENT fondin e pagave për #Universitetet. #TeSigurohenUrgjentFondetPerPagaPerUniversitetet. P.S. foto e huazuar nga postimet sot në fb…”, – shkruan Vokshi.
shyqyr qe u kujtuat e te na mbroni, por mos haroni se pedagoget ishin ata qe hodhen qelbesirat e komunizmes para 30 viteve