• |
ide | kryesore

“Do ju lidhim duart”, Rama kërcënim direkt për opozitën në parlament

Lajme, Të fundit



Edi Rama nuk foli shumë për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB, por fjalimin e tij e përqëndroi në atë që e quajti frikën e opozitës nga organet e reja të drejtësisë. Madje kryeministri iu drejtua direkt Berishës duke e paralajmëruar se ka halle të mëdha përpara.

“Mbarove tani Sali! Je për t’u admiruar, por lëri djemtë tani të luftojnë! Shiko hallet e tua, se ke halle të mëdha përpara. Ne nuk të ndihmojmë dot. Nuk të ndihmon dot Amerika, BE jo e jo” tha Rama, ndërsa fliste për reformën në drejtësi dhe ndëshkimin e drejtësisë.

Kryeministri nuk u kursye kur foli ndaj opozitës me fjalët “do ju lidhim duart”, duke iu referuar votimit sot në parlament të kandidatëve për organet e reja të drejtësisë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.

“Po ju nuk keni si votoni se nuk mund të votoni me duart tuaja një process, që mund t’ju lidhë duart në fund. Mund t’ju lidhë duart. Keni bërë shumë, keni fshehur shumë, keni mbuluar shumë dhe nuk keni faj. Por bërtisni ose hidhuni ju përpjetë, KLGJ dhe KLP do votohen sot. Sot mbaron filmi me gogla. Ne do të votojmë. Ju nuk do të votoni” u shpreh Rama nga foltorja e parlamentit.



3 Comments

    1. enveri shpetoj te perfundoj si qaushesku ngase vdiq,por ramen populli do e vari ne shesh ke per te par,se bashku me moa LU ce dun,e jovanka stalin vllahutin.kujtoni se evropa e amerka hajn ngjala lalzi te metes siq han rama ter kohen e palla te monika kryemadhit,kujtoni se amerika nuk e din se kush e beri president ilir meten,edhe pse ju tha kokpalare e bastard.ari nuk te ka faj por truri juaj i ber mut nga ushqimi qe ju dhan enveri e rama,pra bar e lesh enveri dhe negjmije.po ku behet avioni mushkonj po nuk qe i droguar e krymb qenefi.

  1. Nuk na plasi per Salen, por Edi eshte shume me shk…Problemi eshte qe Rama nuk ka B…ose me mire te themi, i ka por per tjeter pune…Nejse te gjitha keto jane lojna me njeri tjetrin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *