• |
ide | kryesore

Fenomeni i rrallë në një fshat të Sarandës, ngordhin lopë çdo 2-tre ditë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një fenomen i cuditshëm është vënë re në fshatin Vrinë të Sarandës. Në fermën e Asllan Pashajt dhe Agim Musait, ngordh një lopë cdo dy-tre ditë. Fermerët i shqetëson së tepërmi kjo gjendje me tufën e tyre, ndërsa janë dëshmitarë se si ditë pas dite numri i lopëve vjen duke u ulur. Sipas tyre çdo 2- 3 ditë ngordh një lopë. Në disa raste ka pasur ngordhje të lopëve kur ato kanë qenë edhe shtatzëna. Pamje e trishtë, tepër e rëndë. Lopë në sfond por edhe afër, që kullosnin në fushën e përmbytur nga uji dhe lopë të ngordhura që dergjen gjithandej nëpër fushë. Në 10 muaj kanë ngordhur rreth 100 krerë, lopë dhe viça, na thotë Asllan Pashaj, njeri prej pronarëve të lopëve, ndërsa kërkojnë ndihmë për të shpëtuar tanimë ato lopë që kanë ngelur nga gjithë tufa. Askush nuk do të dijë se çfarë ndodh në këtë fermën tonë. Kam kërkuar ndihmë kudo, po asnjë përgjigje për zgjidhje nuk kemi marrë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *