• |
ide | kryesore

Finaliste në konkursin e bukurisë, modelja pranon që është djalë

F1, Stil



Në Kazakistan është zhvilluar së fundmi konkursi i bukurisë i quajtur “Miss Interneti” që do të thotë se të gjitha vajzat kanë dërguar fotot e tyre duke pozuar si modele në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kazakistanit të votinin ‘online’ për fituesen. Por nga 4000 vajza konkurrente, Arina Aliyeva ka qenë një nga finalistet dhe vajzat më të votuara. Por pikërisht në momentin që do të zhvillohej edhe votimi final, ajo ka vendosur të rrëfejë një të vërtetë. “Jam djalë! E nisa thjesht për qejf në mënyrë që të konkurroja me gjithë vajzat që kishin bërë shumë konkurse bukurie dhe kishin përdorur masivisht botoks por tashmë që arrita deri në finale nuk e mbaj dot më. Nuk doja të gënjeja, doja thjesht të shihja deri ku mund të arrija. I falenderoj shumë votuesit” – ka thënë Ilay Dagilev i cili është edhe emir i vërtetë i djalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *