• |
ide | kryesore

FNSH dhe RENEA, kontrolle në bizneset e familjeve Çapja dhe Çelaj në Elbasan

Lajme, Të fundit



Pas vizitës së Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku në Elbasan, FNSH dhe RENEA patën disa aksione ndaj personave të dyshuar.
Përveç arrestimit të 4 personave që dyshohen se bashkëpunuan për atentatin me tritol ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, forcat speciale zhvilluan disa kontrolle në bizneset e dy fiseve të njohura për policinë, Çapja dhe Çelaj, të cilët kanë tronditur jo pak vendin nga përplasjet me armë dhe atentatet.

Aksioni ka zgjatur tre orë. RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar tregun agro-ushqimor dhe në disa biznese të familjes Çapja, ndërsa nuk dihet çfarë është gjetur dhe nëse ka sekuestrime.

Gjatë analizës që bëri në Elbasan, një ditë më parë, Arta Marku u shpreh se “Elbasani rezulton pikë e nxehtë e grupeve kriminale tashmë të sofistikuar, moderuar dhe prezent në jetën publike të qytetit duke investuar në tregun privat dhe punët publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *