• |
ide | kryesore

Itali/ Thikë në gjoks shqiptarit, arrestohen dy bashkëkombësit

Lajme



Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në qytetin Trani, pasi kanë plagosur me thikë bashkëkombësin e tyre 34-vjeçar Elis Rredhi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur dy shqiptarët kanë goditur me thikë në gjoks bashkëkombësin e tyre pas një sherri për motive banale, raportojnë mediat vendase.

Në pranga kanë përfunduar Vilson Dapi, 29 vjeç dhe Veli Hakballa, 24 vjeç të cilët janë transportuar në burgun e Tranit.

34-vjeçari është transportuar në spitalin e Barit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *