• |
ide | kryesore

Kivanc Tatlitug heq dorë nga filmat

Paparazzi, Slider



Bëhet fjalë për aktorin Kivanç Tatlitug , i njohur për shumë role në serialet turke, si Behluli i “Dashuri e Ndaluar”, Kuzey te “Kuzey & Guney”, Kurt Seit te “Kurti dhe Sura”, por më i freskëti është rolit të tij në serialin “Xhesuri dhe e Bukura”.

Aktori ka vendosur të marrë 5 vjet shkëputje nga aktrimi. Në një intervistë para pak kohësh bukuroshi 34-vjeçar ka zbuluar edhe arsyen e mungesës kaq të gjatë.

“Kam pasur oferta për filma. Ka pasur projekte të cilët nuk i kam pranuar, nuk e mohoj se ka pasur oferta të mira. Kur vjen çështja tek punët unë gjithmonë dëgjoj zërin e brendshëm. Kam vendosur se do të punoj vetëm për rolet të cilat më pëlqejnë.” -ka treguar aktori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *