• |
ide | kryesore

Koment/ Pse PD fliste për Trump dhe Rama i përmendte prangat?

Kryesore, Lajme

Shumëkush e ka ndjekur sot me habi seancën parlamentare, ku opozita provokoi një debat mbi votën e Shqipërisë kundër vendimit të Donald Trump për të çuar ambasadën e vendit të tij nga Telavivi në Jeruzalem. Ajo që bëri përshtypje qe qëndrimi i kryeministrit, që ndryshe nga shefi i diplomacisë Bushati, iu shmang krejtësisht kësaj teme. Në vend të fliste për OKB-në, për marrëdhëniet e Tiranës me Uashingtonin, për atë se kush ia kishte kërkuar Shqipërisë një vendimarrje të tillë, Erdogani apo Macroni, Rama dredhoi krejtësisht. Ai u mbeshtet tek një taktikë e vjetër që e përdor shpesh kundër opozitës: “Ju nuk e keni hallin tek Jeruzalemi, por tek reforma në drejtësi”, dhe e shfrytëzoi të gjithë kohën e tij në parlament për të treguar se si ora e ndëshkimit të ish qeveritarëve po vjen.

Natyrisht, ajo edhe mund të vijë dhe shumë shqiptarë e presin ndoshta me gëzim ndëshkimin e mëkateve të qeverisë Berisha. Nga CEZ-i dhe Rapiscan-i, e deri tek vjedhjet me ndërtimin e rrugëve, duhen zbardhur sa më parë. Por problemi i seancës së sotme parlamentare nuk ishte ky.


Problemi është se Rama po e përdor vend e pa vend reformën në drejtësi, si një mashë për t’i shpëtuar halleve të veta.

Dhe kështu ai po bëhet një gur prove për një debat që është hapur kohët e fundit në vend, mes gazetarëve dhe personaliteteve të pavarura nga asnjë parti (lexo debatin poshtë mes Bazes dhe Lubonjës). Prej disa ditësh ata po debatojnë për një çështje të nxehtë: A po bëjmë një drejtësi që do i japi fund pandëshkueshmërisë (dhe që heton njësoj edhe Saimir Tahirin edhe Shkëlzen Berishën), apo një drejtësi që do përdoret si armë ndëshkueshmërie e një pale të vetme (që lehtëson Saimirin dhe rëndon Shkëlzenin).

Me qëndrimin e sotëm në parlament, Edi Rama i ka dhënë një avantazh të qartë atyre që mendojnë se Edi Rama po e përdor drejtësinë si shantazh ndaj kundërshtarëve politikë. Ai atë e tregoi edhe sot, ku në vend që të fliste për presidentin Trump, foli për prangat në duart e opozitarëve dhe e kërcënoi Berishën me burgosjen e njerëzve të familjes së tij natyrale dhe politike.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. shifeni ramen si gjeli ne qenef kur han mut e ngihet,ose pes nji bythqirje me dash pezen ne pez,ose ose pas nje ngjale te metes ne lalez e palle monike .

  2. “Shumë shqiptareë e presin ndoshta me gëzim të madh ndëshkimin e Berishës për mëkatet e saj me Rapiskanin, ÇEZ apo abuzimet me rrugët”.
    Kjo “ndoshta” mund të jetë një dëshirë e vjetër e Bushatit, por se kush ka bërë mëkate e kush duhet të dënohet nga drejtësia, kjo nuk varet nga dëshirat e askujt por nga hetimi juridik i pa anshëm nga politika.
    Në rendin e ditës se politikës së sotshme, është vënë pikërisht skandali ku objekti i drejtësisë, Edi Rama, kërcënon opozitën se do t’ju fusë të gjithëve në burg
    Sido që ta marësh, këto “mëkate” që përmend Bushati, nuk duhet ta shpinin që të heqe shenjën e barazimit midis Tahirit e Shkëlzen Berishës.. Që Tahiri të krahasohej me Olsin e Ramës, kjo edhe mund të pranohej.
    Nuk ka asnjë fakt apo provë me të cilat Bushati mund ta ngarkoje “Shkëlzenin” se është pasuruar nga droga apo trafiku i saj. Kurse për Olsin janë permendur fakte konkrete si bashkëpuntor me grupin e droges së kokainës që e zbuloi policia gjermane. Vetë Rama është akuzuar jo vetëm si përdorues i drogës, por edhë si mbulues i skandalit të kanabizimit e trafitut të tij në Europë. Krahasimi mandej i Shkëlzenit me Tahirin, i kalon të gjitha caqet e marrezisë e Bushati me këtë krahasim bëhet tepër qesharak.
    Për ti rënë shkurt, mua si shqiptar e qytetar europian, do të më bëhej qejfi qe së pari të goditej ujku që ndodhet përpara me dhëmbë gati për të shqyer e me jargë, e mandej të kërkohen edhe gjurmët e ujqëve të tjerë të supozuar.

  3. Andi dhe Lubonja! Prisni! Mos paragjykoni! Prisni! Prisni dhe pastaj analizoni! Po te jeni jashte burgut!

  4. Krahasimi midis Shkëlzen Berishës dhe sajmir hashashit është aq larg sa jeni dhe ju të lapsit të paanshëm.

  5. hihihihi hahahaha huhuhuhu ,mjere e djathta tradicionale ne dore te kujt ka ngele .Ljubja +andi + te pavarur ???? hahahaha hihihi huhuhu Me duket se edhe ari rrote .ari po jua kalon anal isteve per nga zgjuarsia.

    1. O rilindas i paguar për të lehur, ti bën sikur shan Bushatin, kur në fakt jeni në një linjë, ose je shumë teveqel dhe komenton pa lexuar shkrimin.

  6. Fjalimi i sotemm i Rames ka qene fjalimi me i qelluar deri me sot,nuk ishte kanosje por realitet dhe fakt prandaj opozites iu mbyll goja dhe mbanin kokat teposhte.

    1. rama sot e dhjeu si me TRUMP duke fyer izraelitet;POR DO E SHIFNI NESER DO E HAJ VET MUTIN QE BERI,kur stalinisti e monstra enverit edvin kristaq droga behet te perdor fjalen qifut ateher edhe derrat qeshin.a nuk i tha metes hajn me ze dhe figur dhe i henger ngjalen metes ne lalez e pallen monikes edhe pse i tha kokpalare e bastard.ja ky esht qlbesira rama.

  7. Bushati, nje kolege me tha per ty se je spiun i nje sherbimi informativ te jashtem.He si thua, pse nuk thon per mua apo dikend tjeter,po per ty? Budallek me te madh se sulmin qe ja beje Shkelzenit tek Topi moti nuk kam degjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu