• |
ide | kryesore

Plani për Teatër me Kullë, Robert Ndrenika: Kam dy fjalë për ministreshën…! (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Zhvendosja e Teatrit Kombëtar në një godinë tjetër, tek Turbina u kundërshtua fort nga aktorët, gjatë mbledhjes së Sindikatës së Artistëve të Skenës dhe Ekranit.

Duke folur para kolegëve të tij, Robert Ndrenika tregoi sesi hapësirat e Teatrit Kombëtar janë ngushtuar ndër vite nga kullat apo bizneset përreth.

Por ajo që ishte më e rëndë ishte se aktori paralajmëroi se me zhvendosjen e Teatrit, qeveria po i hap rrugën ngritjes së kullave në qendër të Tiranës, ku teatri do të jetë thjesht një aneks i ngrehinave të reja.

“Para shumë viteve të kësaj demokracie, Teatri është vjedhur pjesërisht. Ajo Torre Drini, që është ngritur atje ka ardhur deri në rrëzë të skenës, siç e dini. Ajo duhet të mbante distancë 10 metra, a 7 metra a 12 metra. Pra kur të ndërtohet i ashtuquajturi Teatër, ne duhet të tërhiqemi sepse do t’i lëmë vend asaj, një vjedhje kjo. Ose dyqanet që janë mbrapa ato “Gjergji” kanë qenë pronë e teatrit. Gjatë këtyre viteve ata janë privatizuar.
Dhe tani kërkohet që këta privatë të bëjnë një kullë, apo kulla dhe në këto kulla pastaj, aneks të jetë edhe Teatri. Pra vazhdon një vjedhje sheshit, e hapur”.

Plani për të cilin flet aktori ngjan pikë për pikë me atë që u zbatua me stadiumin Qemal Stafa. Stadiumi i ri u shemb për t’u rindërtuar bashkë me një kullë përkrah. Pra pas stadiumit me kullë, ideja është që të kemi një Teatër me kullë.

Robert Ndrenika tha se nuk ishte tërhequr nga deklarata e tij, se do të shtrihej në teatër, nëse godina do të prishej, megjithëse Mirela Kumbaro e kishte ironizuar. Në përgjigje ai e quajti Mirela Kumbaron “ministresha” dhe e këshilloi ta përdorë godinën e Turbinës për takimet e fushatës elektorale, sepse për Teatër Kombëtar ajo ishte qesharake.©Lapsi.al

Video më poshtë:



5 Comments

  1. Pa te mohuar respektin per te nderuarin Robert,ti me siper mos je Jetmir Shehu, paraziti i Theatrit Popullor te Tiranes!?

  2. Si do e beje ky Rama ky maskara ate kullen me teater ashtu sic beri kinema 17 Nentorin me kulle se atehere doli dhe tha se do i beje kullat me kinema po tani kane mbetur vetem disa Harqe betoni aty.

    Ky Rama duhet hedhur ne kosh te plehrave se gjithe kohes ka punuar vetem per te legalizuar parate e droges me betonizime duke vjedhur hapesirat dhe objektet publike sic eshte dhe Teatri tani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *