• |
ide | kryesore

Porositën vrasjen e Lulzim Kullës në Shkodër, shtatë vetë në pranga

Lajme, Të fundit



Shtatë persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me atentatin ndaj Lulzim Kullës të ndodhur në janar të 2018. Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit blic i cili nisi prej mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit. Në atentat mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre dhe vetë Lulzim Kulla. Emrat e disa prej të ndaluarve janë Endri Copja, Alfred Sula, Bruno H dhe A.L.

Natën e së mërkurës në Elbasan u arrestuan disa të dyshuar si autorë të shpërthimit me ekzploziv në 13 janar 2018 në Shkodër. Lulzim Kulla ishte shënjestër e atentatit. Mësohet se policia ka zbuluar autorët e ngjarjes përmes filmimeve të kamerave të bizneseve.

Po ashtu bëhet e ditur se motori me të cilin u krye shpërthimi u dërgua me makinë nga Elbasani drejt Shkodrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *