• |
ide | kryesore

‘Prokurori Hajdarmataj më kërcënoi, po s’dëshmove kundër Shullazit, do të të fus në burg’

Lajme, Të fundit



Ish-avokatët e Emiljano Shullazit gjatë caktimit të masës së sigurisë, fill pas arrestimit të tij, Nexhdat Kambo dhe Alban Qafa kanë dëshmuar ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për procesin në fjalë.

Kambo dhe Qafa kanë treguar se Ylvi Beqja, u ka thënë se kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, e ka kërcënuar që të dëshmojë kundër Emiljano Shullazit, në të kundërt do ta akuzonte për financim të organizatave kriminale.

Sipas dy ish-avokatëve të Shullazit, Beqja vinte shpesh në zyrat e tyre dhe interesohej për të, në kohën kur ai ishte arrestuar. Ai prezantohej, sipas tyre, si mik i Shullazit duke mos thënë asnjëherë se ishte kërcënuar nga Shullazi për ish-hotel “Vollgën”.

Ylviu më tha se e kishte kërcënuar Besim Hajdarmatajn. “Më ka takuar në një lokal në zonën e “21 Dhjetorit”. Më tha se nëse nuk dëshmoja kundër Emiljano Shullazit, do të arrestohesha për veprën penale të “Financimit të grupit të strukturuar kriminale”, kështu më tha. Më pas, unë i kam ofruar ndihmë për të zgjidhur këtë situatë, por sipas tij, situata ishte e rëndë. Ylviu tha se ishte kërcënuar edhe nga Zamir Hasa. Ai kërkoi lekë që të largonte familjen nga vendi sepse sipas tij, kërcënohej nga shteti.” – u shpreh Kambo.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *