• |
ide | kryesore

Vasili akuza Ramës: Ky naziskin ofendoi popullin izraelit, i quajti hebrenjtë “çifutë”

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat dënoi edhe një herë votën e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-së për Jeruzalemin.

Vasili akuzoi Edi Ramën se kishte përdorur termin çifut për hebrenjtë dhe popullin izraelit.

Vasili e quajti Ramën “një naziski të ri”, që kërkon të trajtojë shqiptarët, siç u trajtuan hebrenjtë në kohë lufte.

“Projekt rezoluta e paraqitur nga opozita shqiptare me votën shqiptare kundër të qeverisë shqiptare ndaj SHBA-së në OKB lidhur me Jeruzalemin. Për të gjithë opinionin e gjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë ishte një veprim i shëmtuar anti-amerikan. Jemi terrorizuar nga gjuha e Ramës që përdori për popullin izraelit, termin çifut, term nazist kur shfaroseshin mijëra hebrenj.

Ky është një naziskin i ri, dhe me këtë gjuhë kërkon të qeverisë vendin, kërkon të ndërtojë raportet me opozitën shqiptare, me SHBA-në, dhe i drejtohet popullit të respektuar mik e vëlla të Izraelit. Hebrenjtë ka qenë miq të kahershëm të shqiptarëve.

Ky kryeministër me psikologji naziskine vjen sot me këtë gjuhë. I vetmi që është në vendin e kohën e gabuar në marrëdhëniet me popullin e vet dhe vendet jashtë, i vetmi njeri i shtrembër në këtë mes është vetëm kryeministri shqiptar. Kështu kërkon t’i trajtojë edhe ai shqiptarët, siç trajtoheshin hebrenjtë në kohë lufte,” tha Vasili.



5 Comments

  1. Sa injorante jane politikanet tane sot! Njeri akuzon tjetrin per terma qe as vete nuk ua dika etimologjine. Sa turp z.Vasili! Kurth qe ngre me fjalet e tua.

  2. genti-ku e shef kurthin ti o krymb qenefi stalini-e tha apo nuk e tha rama fjalen qifut.kush i tha rames te thot qifut live,erdogan,vuqiq apo ajatollahu .pse e ka zen kokaina nuk i ka faj opozita.

    1. Faleminderit per fyerjet, megjithese duke te lexuar shqipen qe perdor, nuk ofendohem. Kur nuk felliqesh ti, as une nuk e marr personale. Cifut do te thote te jesh nga Juda, kombi jugor kur kur Izraeli u nda ne dy kombe. Shumica e izraeliteve qe u kthyen nga Babilonia, ishin nga Juda, prandaj termi mori kuptimin per te gjithe ata, qofshin nga kombi verior apo jugor. Nuk eshte fyerje, por edhe une me ke flas!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *