• |
ide | kryesore

(VIDEO) Aksioni i Forcave Speciale natën/ Si u kapën autorët e atentatit me tritol në Shkodër 

Lajme, Të fundit



Tre persona u arrestuan orët e para të mëngjesit në Shkodër, si autorë të dyshuar të atentatit të 13 janarit, ku u plagosën 8 persona, mes tyre edhe Lulzim Kulla, i njohur si nga ‘të fortët’ në Shkodër dhe që mendohet se ishta shënjestra e sulmit me eksploziv.

Endri Çopja, Alger Lulaj, Serxho Teta, janë vënë në pranga.

Rezultat e aksionit të koduar “Together”, i dha në një konferencë për mediat kreu i Drejtorisë së Policisë Shkodër, Gjovalin Loka dhe kryeprokurori i Shkodër.

Konferenca e Drejtorit Vendor të Policisë Shkodër, Gjovalin Loka:

Sot, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, falë një pune intensive hetimore zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur në 13 janar 2018.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i mirë-organizimit dhe koordinimit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEAs, FNSH-së, së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor “Together”.

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– Endri Çopja 29 vjeç
– Argel Lulaj 31 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar masë sigurie “Arrest në burg, në mungesë”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, të kryera në bashkëpunim.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L.K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Serxho Teta, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *