Pesë persona u shoqëruan nga Elbasani dhe Shkodra dhe po merren në pyetje për atentatin me eksploziv në Rus të Shkodrës ku tetë persona u plagosën, dy nga ata në gjendje të rëndë. Ndërkohë Kjo është makina që bëri transportin e motorit kamikaz, i cili shpërtheu me 900 gramë tritol. Motori me eksploziv që shpërtheu në Rus të Shkodër dhe tetë vetë u plagosën, u porosit në Elbasan.

Nga atje u transportua me këtë makine tip furgon i cili u bllokua gjatë operacionit natën e shkuar në Elbasan. Nga verifikimet makina rezulton me dokumenta të rregullt dhe i përket një personi i cili ndodhet në Itali. Ditën e atentatit, nga mjeti një person zbriti motorin këtu në lagjen “Rus”. Aty ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm dhe shënjestra mendohet biznesmeni Lulzim Kulla, aktualisht në spital.
Ky zbulim çoi në shoqërimin dhe ndalimin e pesë personave nga Elbasani dhe nga Shkodra. Ata po merren në pyetje lidhur me atentatin. Nuk dihet saktësisht roli i tyre me shpërthimin e 900 gramëve tritol disa javë më parë në Shkodër, por prokurorët dhe Krimet e Rënda vazhdojnë hetimet. Mëngjesin e kësaj të enjte të dyshuarit u dërguan në masa të larta sigurie në drejtorinë e Policisë së Shkodrës, shkruan ABC News.
Emrat e të ndaluarve mbahen sekret, por mësohet se njëri ndër ta ka afruar elementë dhe prova për grupin e hetimit. Ne operacionin për shoqërimin e tyre, morën pjese dhjetra forca Speciale, forcat RENEA që drejtoheshin nga drejtues të Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit dhe drejtues të Prokurorisë së Shkodrës.