• |
ide | kryesore

A do ndryshojë sërish ora? Si votoi sot Parlamenti Europian

Lajme, Të fundit



Parlamenti Evropian sot e miratoi propozimin për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës, por vendimin përfundimtar për këtë duhet ta miratojë Komisioni Evropian.

Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Evropian ta mbështesë këtë propozimin, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës, shkruan “DW”.

“Jam shumë i kënaqur që pas disa viteve diskutime në nivel të Komitetit në Parlamentin Evropian, ku unë janë anëtari i vetëm i Irlandës, propozimi u debatua dhe u votua sot në Parlament”, deklaroi eurodeputeti Shon Keli.

Ai kërkoi nga Komisioni Evropian të dalë me rekomandim që t’i jepet fund ndryshimit të llogaritjes së kohës dy herë gjatë vitit. Kjo do të thotë se në të dielën e fundit të marsit, ora nuk do të shkojë para, por do të qëndrojë si tani, në këtë periudhë.



1 Comment

  1. e qfare ju duhet ora derrabe,deleve,kauanve e krymbave te qenefit negjmije,ashtu ashtu vetem kanabis e kokain mbillni ,trafikoni e konsumoni.yurxull popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *