• |
ide | kryesore

Dorëhiqet deputetja e radhës në Berat/ A po luan Astrit Veliaj të futet në Kuvend?

Lajme, Të fundit



Pas dorëheqjes së Eduard Halimit si deputet i Partisë Demokratike në qarkun Berat, vendin e tij pritet ta zërë një femër, pasi PD ka prishur kuotën gjinore dhe për këtë ka marrë gjobë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Kodi Zgjedhor e përcakton qartë se në qarqet ku një parti politike ka gjobë për kuotar gjinore, deputetët meshkuj zëvendësohen me femrat.  Kështu për Beratin, në listë i bie radha kandidates Juvina Jani. Por kjo e fundit është shprehur se do ta refuzojë mandatin.

E kontaktuar nga opinion.al ajo ka thënë se do të largohet jashtë vendit për një periudhë të gjatë për shkak të problemeve shëndetësore me fëmijën. Jani mban vendin e gjashtë në listë. Në këtë moment, radha sipas Kodit Zgjedhor i shkon Monika Qoses e cila është e shtata në listë. Nëse edhe kjo do të refuzojë të marrë mandatin e vetëm të PD-së në Berat, atëhere dyshimet janë se nuk kemi të bëjmë më me një rastësi dhe se prapa këtyre refuzimeve qëndron tentativa për t’u futur në Kuvend një tjetër biznesmen, Astrit Veliaj. Pra, vështirë të besohet se dy gratë e PD që kanë pranuar të kandidojnë 7 muaj më parë, janë tashmë të pamundura të marrin mandatin e deputetit. Vendimi i kandidates Monika Qosja do të tregojë nëse në qarkun e Beratit po luhet ose jo një lojë për të risjellë në Kuvend, biznesmenin Astrit Velija.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *