Një person i maskuar dhe i armatosur me një thikë në dorë grabitur një karburant në mes të ditës, sot, në zonën e Bathores në periferi të Tiranës.
Raportohet se autori i grabitjes arriti të marrë lekët e xhiros, një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas dëshmisë së punonjësit të karburantit, personi ka qenë me një kapuç në kokë. Ai e ka kërcënuar me thikë për ti marrë lekët e xhiros.
Denoncimi është bërë menjëherë pas ngjarjes në polici. Ende nuk është identifikuar autori dhe as është publikuar se sa para janë grabitur.