• |
ide | kryesore

Kandidatja për Presidente të Rusisë: E papranueshme ndërhyrja në zgjedhjet amerikane

Planet
putin-trump5 (1).jpg



Kandidatja për presidente të Rusisë që po garon kundër Vladimir Putin, Ksenia Sobchak, ka thënë se duket që Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara më 2016, dhe se kjo është e papranueshme.

Sobchak e bëri këtë deklarat gjatë një udhëtimi në SHBA, disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve të 18 marsit në Rusi.

“Duket se ne vërtetë kemi të bëjmë diçka me zgjedhjet. Nëse është ashtu, dua të kërkoj falje. Është e papranueshme për çdo shtet që të ndërhyjë në çështje të shtetit tjetër” – i tha Sobchak gazetares së CNN-it, Christiane Amanpour.

Sobchak është regjistruar zyrtarisht më 8 shkurt si kandidate për zgjedhjet ruse.
Ajo është në mesin e tetë kandidatëve për këto zgjedhje, ndonëse parashikimet flasin për një tjetër fitore të Putinit.

Në janar të vitit 2017, agjencitë e Inteligjencës amerikane kanë deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka, urdhëruar një fushatë me qëllim ndikimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2016, për të dëmtuar imazhin e kandidates Hillary Clinton dhe duke rritur mundësitë e fitores për presidentin aktual, Donald Trump.

Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe tre panele kongresionale janë duke hetuar ndërhyrjen e supozuar, si dhe atë nëse ndihmësit e Trumpit kanë bashkëpunuar me Rusinë.

Putin mohon se Rusia ka ndërhyrë, pavarësisht të dhënave, ndërsa Trump mohon të ketë pasur ndonjë bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *