• |
ide | kryesore

KLD merr vendimin, pezullon 3 gjyqtarët që shkuan të shohin ‘El Classicon’ në Spanjë

Lajme, Të fundit



Tre gjyqtarët e “famshëm” të Durrësit që shkuan panë “El Classicon” e futbollit spanjoll me lekët e një biznesmeni, janë pezulluar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Në mbledhjen e sotme të KLD-së u mor vendimi për pezullimin e Kliton Spahiu, Petradh Dhimitri dhe Petrit Çeno për shpërdorim detyre dhe korrupsion.Pezullimi me shumicë votash në KLD pas referimit të materialit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Gjyqtarët dyshohen se janë sponsorizuar në dy udhëtime jashtë vendit nga një biznesmen durrsak, i cili ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej prej tyre.

Prokuroria dyshon se udhëtimi i gjyqtarëve në drejtim të Spanjës është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës – dhe është paguar prej tij. Në kohën e udhëtimit drejt Madridit, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri.

Më herët, dyshohet se relatori i çështjes, Kliton Spahiu dhe gjyqtari Petraq Dhimitri kishin udhëtuar në shoqërinë e Sadikut edhe në Itali. Konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Sadiku ishte paditur nga ish- ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina, prej shkurtit të vitit 2012.



3 Comments

  1. shif shif e rama qe shkon ne serbi mbi 7 a 10 her per ti lepir bythen vuqiq,e turqi disa her per ta lepir erdogan paguhet.qelbesir popull keshtu edh babain e rames e shkolluat ne moskv per te denuar me vdekje poet,intelektual etj.mu ne shen petersbirg,por nuk mjaftoi dhe dajen spiro koleka e quart ne moskv dhe e bet antar byroje stalin enver.

  2. bravo shpresojme se do vihet ne vend drejtesie duke i gjykuar keto persona pa vlere dhe qe kane marre ne qafe qytetaret e ndershem duke besuar te ndershmeria dhe drejtesia qe kishin por ne fakt nepermjet ketyre cjakpires e kane fituar edhe shtepine te pa moralshmit duke paguar keto derra. prototipi petrit ceno.te kontrollohen dosjet qe ka gjykuat ai dhe do ti gjeni si jane dhene vendimet per demet qe i kane bere qytetareve keta horra duhet te perfundojne ne burg dhe ti konfiskohet pasusite keto jane shenjat qe po villon te vihet drejtesi bravo Edi a Rama marsh jete nga ditet tona si popullqe kemi vuajtur nga keto kriminele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *