• |
ide | kryesore

NASA jep alarmin: Sot një asteroid i rrezikshëm kalon ngjitur me tokën

Stil



Një asteroid i quajtur 2018 CB do të kalojë sonte pranë Tokës me një shpejtësi më shumë se 7 kilometra në sekond.

NASA thotë se ky asteroid ka një gjatësi më shumë se 40 metra dhe do të kalojë 39 mijë milje larg planetit tonë, sa 1/5 e distancës mes Tokës dhe Hënës.

Ky objekt qiellor lëviz me shpejtësi supersonike me rreth 5 mijë milje/sekondë, katër herë më shpejt se makina më e shpejtë që është prodhuar ndonjëherë nga njeriu. Sipas agjencisë hapësinore, asteroidi 2018 CB pritet të kalojë pranë Tokës sonte rreth orës 22:30.

Shkencëtarët e NASA e kanë konsideruar potencialisht të rrezikshëm këtë trup qiellor dhe po e mbajnë nën monitorim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *