• |
ide | kryesore

Patozi për dorëheqjen e Eduard Halimit: E doja, por s’më deshi…

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

E doja, por s’më deshi”, thotë pak a shumë Lulzim Basha për ikjen e papritur nga parlamenti të Eduard Halimit. Njësoj si dashnore e lënë rishtas, thotë një miku ynë në raste të tilla.
Se Lulzimi ka një problem të madh. Hesht atëherë kur duhet të flasë dhe bërtet atëherë kur duhet të mbyllë gojën.
Sot nuk ishte dita për të folur, por për t’u fshehur gjëkundi, megjithë politesën politikisht korrekte të Eduard Halimit, që përcillej me maturi në dorëheqjen e tij.
Por Luli nuk të lë as të ikësh rehat, ndaj edhe foli, njësoj si ata që për të vënë vetulla, nxjerrin sytë e tyre. A thua se nuk mjaftonte shpjegimi i të zotit të punës, i cili, jashtë çdo diskutimi, ishte ndër deputetët më të zotë të Partisë Demokratike në këtë legjislaturë.
Sepse nga dëshira që të mos lexohej, se prej tij po largohen, si prej zgjebes, e bëri edhe më të kuptueshme atë që po ndodh realisht në Partinë Demokratike.
I kërkoj ndjesë Eduard Halimit për këto rreshta, sepse nuk do të kisha guxuar kurrë të komentoja vendimin e tij, nëse nuk do të kishte hyrë në valle, për të zezën e vet, Luli.
Dhe këtë të fundit e kisha të pamundur të mos e respektoja për atë që tha.



4 Comments

    1. ari te jep kar si meta rames ngjal e pall.patozi iku ne qenef negjmije esht duke qethur lesh frroku,ndoke,roshi,doshi,balili e xhelili siq i lepiu bythen rama metes dhe e beri president. anonimus,astrid e ketij me lart u duhet shum leshi,nuk rrijn pa te siomos kur rama u jeo ne brek gjelili.
      enveri bar rama lesh negjmije per bacilet e qelbesir partie.

  1. Patozi vigjilent i cdo levizjeve te qepallave ne PDne e gjetishpjegimin e largimit te z E, HALIMIT.Shikoj ngazellim shume tek ky personazh lavjerres, finok e djallezor qe e shfaq ne cdo levizje te PDse e sidomos kunder kryetarit te saj,, Ku do te dale ky ish me keto sulme finokerie,, te na shprehe aftesite etij demokratike, qe i dime se kur ish si deputet e ne parti ku e cuan PDne. Nejse kjo mua s;me perket por per opinionte tendences se ketij mllefaxhiu ne situate te veshtire politike, ekonomike na ben edhe per te qeshur.Pyetja eshte ,,,,A edo vertet demokracine PATOZI, apo e lufton si urith?

  2. Që Halimi është një jurist e politikan i një niveli ku e ku më të lartë se Patozi, këtë e kanë të kjartë shumica e opinionit publik në Shqipëri. Por nga e mer të drejtën morale Patozi që të flasë e komentojë lëvizjen e Halimit, si një veprim anti Basha ?
    Basha erdhi në politikën shqiptare, si një jurist i ri, që u angazhua nga OKB në institucione ndërkombëtare e dihet se ai ndihmoi në ndërtimin e ministrisë së drejtësisë në shtetin e ri të pamvarur shqiptar të Kosovës.
    Po Patozi nga erdhi ?
    Çfarë profesioni ka ky farë politikani me të cilin është shquar ?
    Gazetar.
    Nuk u shqua Patozi as në profesionin e tij si gazetar, por ngeli një emër periferik i gazetarisë.
    Në politikë edhe më keq akoma.
    Ndonëse nuk e dijmë se për çfarë arsye e merita shkoi si Bamir Topi, në kryesinë e PD, dijmë se ai ishtë deputeti më anemik i PD në Kuvend.
    Halimit si jurist i ka ardhur një ofertë që dukshëm e ngre ate më lartë në karrierën profesionale por edhe politike, nga aktiviteti mbrenda Shqipërisë, në një institucion rajonal për të drejtat e njeriut.
    Është në nderin jo vetëm personalisht të Halimit, por edhe Partisë demokratike, që një ish ministër i drejtësisë dhe deputet energjik i saj, të bëhet pjesë e një institucioni ndërkombëtar që ka një mision demokratik, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve..
    Në vënd që Patozi ta përgëzonte Halimin për këtë sukses në karriern e tij e në të njejtën kohë ti gëzohej faktit se një deputet i PD, me ketë detyre është vlerësuar, ai merret më vogëlsitë e ligësitë për të sulmuar Bashën.
    Ka kohë që për opinionin publik shqiptar e vecanërisht për ata që mbështesin opozitën e sotme, Patozi shihet si një kartë e djegur e politikës e si një njeri tepër i vogël.
    Nuk më habit agresiviteti i këtij gjumashi politik, pikërisht tani që ka rënë plotësisht nga dega.
    Ajo që më bën përshtypje e që të tërheq vëmendjen, është se përse janë kryesisht mediat apo gazetarët “analistë” të majtë, që i bëjnë jehonë mediatike cfardo marrëzie qe thotë Patozi.
    Duhet të mjaftontë vetëm ky fakt, që Patozi ta mbyllte gojën e të mos bëhej qesharak duke u ankuar ne mediat e kapura të Ramës, se PD e Basha ja paskeshin bërë me pa të drejtë, që e larguan nga kryesia e partisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *