• |
ide | kryesore

Taksa e re e banesave rrit çmimet e qirave

Lajme, Të fundit



Edhe pse tregu i objekteve për banim ka hyrë në një fazë të vrullshme prej rritjes së investimeve, sidomos dy vitet e fundit, kërkesa për qira nuk është zbehur. Rritja e kërkesës dhe reflektimi i kostos së taksës së re të pronave ka sjellë një rritje të lehtë të çmimeve të qirave në muajin dhjetor 2017.

Sipas të dhënave të INSTAT, që kur çmimet e qiradhënies nisën rritjen në muajin mars të vitit 2017, tendenca ka rritëse ka vijuar duke kulmuar në muajin dhjetor ku çmimet e qirave ishte 3.6 për qind më të larta se ne muajin dhjetor të vitit 2016. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm rritja ka qenë më e fortë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Zakonisht në muajin dhjetor dhe në janar ndryshojnë kontratat e qirasë për biznesin. Këto lloj kontratash rishikohen zakonisht njëherë në vit dhe shumica e tyre janë të noterizuara. Rishikimi gjatë muajit dhjetor ka sjellë një rritje të lehtë të tyre për shkak se pronarët e vërtete i kanë revizionuar me kostot që krijon përllogaritja e taksës së banesës.

Në prill të këtij viti hyn ne fuqi tatimi i ri për ndërtesat, i cili do të jetë 0.05% e vlerës zyrtare te banesës për qytetarët dhe 0.2% për bizneset.
Siç ishte lajmëruar edhe më herët baza e taksës nuk do të jetë më sipas modelit të vjetër, por në përqindje bazë të vlerës së ndërtesës. Ky ndryshim ka sjellë rritjen e vlerës së qirasë për bizneset, teksa qiradhënësi e transferon rritjen e kësaj takse te qiramarrësi, ndërsa për qytetarët nuk sjell ndryshime me tendencë rritëse. Mirëpo duke qene se kontratat e bizneseve rishikohen me se shumti ne dhjetor, pronaret e objekteve kanë rritur qiratë ndaj tyre duke reflektuar barrën fiskale katër muaj me herët.

Nga ana tjetër fluksi i ndërtimeve të reja që nisi vitin e kaluar ende nuk është bërë i banueshëm teksa kërkesa sidomos në Tiranë vijon të rritet.

Teksa fuqia e blerëse e apartamenteve është e përqendruar tek një shtresë e popullsisë që i investon likuiditetet në blerje banesa, pjesa tjetër që kanë nevoja për strehim vijojnë të përdorin qiranë.

Gjithashtu një pjesë e kontratave të qirave janë rinovuar gjatë muajit dhjetor dhe të rejat janë lidhur me çmime më të larta se vitin e kaluar.
Sipas të dhënave nga statistikat e popullsisë Tiranë shtohet me rreth 20 mijë banorë të rinj vit. Banorët e rinj vijnë kryesisht nga qytetet e tjera, të tillë si familjet që zhvendosen për një jetë më të mira në kryeqytet. Gjithashtu një pjesë e studentëve nga rrethet që kryejnë studimet e larta në Tiranë preferojnë të vijojnë jetën në Tiranë./Monitor



2 Comments

  1. Keto tarifa sikurse ajo e ujit dhe rritja e tarifave per pastrimin etj etj jane miratuar nga Qelbesirat e PS me ndihmen e ndyresirave te LSI …Ajo qe ben pershtypje eshte se nga PD nuk ka reagim…Nese ata nuk reagojne kur ne paguajme me shume dhe neperkembemi nga pushteti, perse ne duhet te ngrihemi qe ata te hipin ne karrige (gjasme zgjedhje te lira)??? O Lul, me kto men qe ke nuk je gjekundi!!!

  2. Shqiperia ka nevoje per investime, p.sh. kanalizimet e ujit dhe dritat jane qe ne kohen e enverit. Keta enveristat e tjere mbas 90″ vetem se kane mbushur shepat e tyre..

    Doni/duam uje dhe Drita 24 ore? atehere duhet investuar, kjo tregon qe cmimi i ujit dhe dritavet do rritet,
    (eshte llogjike. lere cfar thone pd-lsi, ata jane mafjoze, luftojne per karrike dhe per tu pasuruar me brza..)

    Kjo eshte dhe arsyeja qe firmat private nga evropa/bota nuk vijne ne shqiperi, sepse shqiperia ska stabilitet, Drita, Uje dhe ligj/drejtesi 24 oreshe ose 365dite ne vit..
    Urime kesaj qeverie, sepse po ben dicka te mire per te ardhmen e shqiptareve ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *