• |
ide | kryesore

(VIDEO) Fëmijët kopjojnë stilin e ekzekutimit të ISIS

Planet

Një video shokuese është publikuar në internet, ku disa fëmijë të cilët dyshohet të jenë më të vegjël se 9 vjeç, imitojnë me njëri-tjetrin ekzekutimet në stilin e Shtetit Islamik (ISIS).


Dyshohet se kjo video është regjistruar në Benghazi, në Libi, pasi sipas reporterëve, fëmijët dëgjohen të flasin me dialekt libian.


Kjo video është cilësuar si tejet shqetësuese pasi është prova më e qartë se si Shteti Islamik, me propagandën e tij, po ndikon jo vetëm tek të rriturit, por edhe tek fëmijët në moshë të vogël.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.