• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 policë në Mitrovicë, dyshohet se fshehën provat e vrasjes së Ivanoviçit

Lajme, Të fundit



Në veri të Mitrovicës sot janë arrestuar dy policë. Arrestimi i tyre lidhet me vrasjen e Oliver Ivanoviçit në janar të këtij viti. Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar edhe dy bastisje në bashkëpunim me policinë dhe me prokurorinë.

Dy policët akuzohen për veprën penale “manipulim të provave”. Gjatë bastisjeve është konfiskuar një revole e llojit TT si dhe dy karikatorë me nga 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Dy policëve u është dhënë masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *