• |
ide | kryesore

Basha: Vetëm në janar u mbyllën 1747 biznese, shkak taksat e larta dhe agresioni qeveritar

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook deklaroi se “1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më”.

Kjo shifër zyrtare është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë. 1747 biznese që nuk munden më. Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”, – shkruan Basha.

1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik”, – shton kreu i PD-së.



3 Comments

  1. Ju kalove minatoreve te kembet dhe su fole
    Kujdes nuk te voton njeri per pallavrat ne parlament.

  2. O basha po sa biznese u hapen prr nje muaj se sna e the, se ben vaki te jene hapur 3000 e eshte bilanc pozitiv. Per sa kohe te besh politike per dele ste djek njeri vetem injorantet. Kur te talesh me fakte te qarta para publikut mund te behesh me i besueshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *