• |
ide | kryesore

Fier, tjetër objekt pranë Gjanicës do shembet sot me eksploziv

Lajme, Të fundit



Një tjetër ndërtesë do të shembet sot përgjatë shtratit të lumit Gjanica në Fier. Një godinë 5 katëshe e cila kryente funksiononin e hotelit do të shembet me shpërthim të kontrolluar. Në trupin e objektit pesë katësh jane hapur 400 vrima dhe do të përdoren 6 kg lëndë eksplozive

Shpërthimi do të kryhet në orën 12.00, ndërkohë që IKMT lajmëron edhe njëherë qytetarët të zbatojnë lajmerimet e specialistëve. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, është vendosur në Fier ku po bëhet shembja e godinave të ndërtuara përgjatë shtratit të lumit Gjanicë.

Në total për tu prishur përgjatë gjithë shtratit të lumit Gjanicë janë 24 objekte, me 33 pronarë ndërsa 17 prej tyre do të përfitojnë dëmshpërblim që shkon në vlerën e rreth 4 miliardë lekëve. Fatin e dy objekteve të shembura  me C4 e kanë objektet të cilat janë me më shumë se 3 kate.

Paralelisht me shembjen ka nisur edhe pastrimi i të gjithë territorit nga mbetjet inerte, ndërsa pritet që në këtë hapësirë të zbatohet projekti për rikonceptimin e qendrës së qytetit, njëkohësisht edhe rehabilitimi i lumit Gjanicë.



1 Comment

  1. po e shemb shqiperin qelbi rama.strasburgu po i ferkon duart.vetem ne 40 dit 70 miljon euro denime nga strasburgu,kush i paguan keto me siguri jo edvin e olsi qelbesira,por krymbat e qenefit qe i dhan voten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *