• |
ide | kryesore

Gjykata e Elbasanit lë në burg 6 të arrestuarit e bandës së tritolit

Lajme, Të fundit



Gjatë të arrestuarit si pjesëtarë të një bande kriminale janë lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit. Këtë masë sigurie Gjykata e ka dhënë për Geraldo Yzeirllari, Kristi Maxhari, Kristian Petani, Edmond Abazi, Gazmor Kokla dhe Ergest Lipo.

Gjashtë të arrestuarit akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ata u arrestuan gjatë operacionit “Porosia” dy ditë më parë, ku u sekuestruan 82 kallëpe tritoli, një automatik, një pushkë, 400 fishekë dhe rreth 1.5 kg lëndë narkotike kanabis. Grupi kriminal dyshohet i përfshirë në disa atentate me eksploziv jo vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *