• |
ide | kryesore

Ish-presidenti Nishani: Marrëveshja e detit me Greqinë do të ketë pasoja rajonale

Lajme, Të fundit



Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas publikimit në mediat greke të lajmit se marrëveshja për paktin detar është arritur. Nishanit thotë se prokuroria duhet të ndërhyjë pasi territore shqiptare i janë falur palës greke, ndërsa thekson se kjo marrëveshje do të ketë pasoja rajonale.

“Media greke njofton sot se Marrveshja e Detit midis Shqiperisë dhe Greqisë është arritur midis dy qeverive përkatëse. Me triumfalizëm dhe shumë e kënaqur media greke njofton se qeveria shqiptare i ka dorëzuar Greqisë zonat më të rëndësishme të ekskluzivitetit ekonomik. Tashmë nuk përbën më sekret se zonat që i përkasin “de facto” Shqipërisë janë zotëruese të pasurive të mëdha të gazit dhe naftës. Nëse lajmi i medias greke është i vërtetë ky akt i qeverisë aktuale shqiptare do të përbënte aktin më të lartë të tradhëtisë kombëtare që nga themelimi i shtetit shqiptar në 1912. Ky akt i padrejtë do të hapte një konflikt të ri e të panevojshëm historik midis dy vendeve me pasoja rajonale”, thotë ish presidenti.



3 Comments

  1. e kujt i plasi per pasojat qe do te kene te tjeret ???? E rendesishme eshte te behet nje marveshje e drjte per ne , e bazuar ne te tera ligjet nderkombetare per cheshtjet e detrave… por se marveshja jone krojin probleme per te trete … kjo nuk me shqeteson aspak.

  2. ‘ ME TRIUMFALIZEM DHE SHUME E KENAQUR media greke thekson se… ‘ …. ????
    Ku e lexoi TRIUMFALIZMIN ky gjysmaku tek mediat greke ? Vetem 3 gazeata kane shkruar per kete ceshtje dhe ato e kane trajtuar ceshtjen shume realisht.

    Apo po luan me idene se nese greket jane te kenaqur dhe triumfale ….. ne kemi dale te humbur..

    kesaj i thone shtejtan – budalla.

  3. O sa njeri pa shtylle kurizore eshte ky . Marveshja do krijoje konflikte rajonale thote ky bolja. Do plasi lufta e 3 boterore sepse shqiperia dhe greqia percaktuan , me ne fund, kufirin e tyre detar.

    Pse na trishtoni me intelektin tuaj kaq te dobet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *