• |
ide | kryesore

Kush do të jetë deputeti më i ri i Kuvendit? Flet Astrit Veliaj: Do pres vendimin e KQZ-së

Lajme, Të fundit



Pas dorëzimit të mandatit nga deputeti i PD-së, Eduard Halimi, pritet që vendin e ti ta zërë Astrit Veliaj. Ai është rënditur i dyti në listën e PD-së në qarkun e Beratit. Por në këtë qark PD është gjobitur nga KQZ për shkak të mosrerspektimit të barazisë gjinore. Nisur nga ky penalitet i vendosur nga KQZ, demokratëve u hiqet e drejta që mandatin ta marrë deputeti i dytë në listë, Astrit Veliaj, duke i kaluar kandidates femër. Nisur nga vendimmarrjet e KQZ-së, mandati i deputetit të lënë nga Eduard Halimi, i kalon psikologes së renditur e gjashta në listë, Juvina Janit.

Por vetë Jani, ka konfirmuar se do ta refuzojë mandatin e deputetit për arsye personale. Ndërsa kandidatja tjetër e PD-së në listë, Monika Qosja është shprehur se nuk ka kontaktuar me drejtuesit e PD, por nëse KQZ i jep mandatin do të ndihej e vlerësuar. Ndërkohë, Astrit Veliaj është shprehur se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z.Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat”, – tha Veliaj për Panoramën.

Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të vendosë lidhur fatin e mandatit të lënë nga Eduard Halimi, ndërkohë që në PD janë të bindur se ai do t’i kalojë ish-deputetit Astrit Veliaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *