• |
ide | kryesore

Marrëveshja e detit me Greqinë, sërish protestë para kryeministrisë

Lajme, Të fundit



Me qindra protestues të shoqërisë civile janë grumbulluar sërish para kryeministrisë për të kërkuar informacione rreth marrëveshjes me Greqinë për çështjen e paktit detar.

Kjo është e dyta protestë që zhvillohet para kryeministrisë, ndërsa nga ana e saj qeveria është justifikuar me faktin se nuk ka asnjë marrëveshje të arritur për ‘faljen’ e 12 miljeve territor ujor palës greke.

Pak ditë më parë shoqëria civile i ka dorëzuar Edi Ramës një letër ku i ka kërkuar arsyet se pse ka falur detin.



5 Comments

  1. ‘ Shoqeria civile i ka derguar nje leter kryeministrit per ARSYET SE PERSE JA KA FALUR DETIN GREQISE . ‘

    Po meqe shoqeria civile e ditka shume mire qe Rama ja paska falur detin Greqise.. perse kerkon informacion mbi marveshjen qe eshte bere ? ata e dine shume mire marveshjen.
    Ose lapsi i shton vete keto fjale ( mua nuk me besohet qe ata te shoqerise civile te bejne nje gafe te tille ne nje leter drejtuar kryeministrit ) .
    Por me kete koment te lapsit i vihet vula historise ‘ DETI ESHTE SHITUR dhe tani na jep arsyet’ …

  2. Po ca protesta keto, nje grusht njerezish. kurse per parti politike mbushet bulevardi! e kutponi qe rama po mat pulsin njehere,te shohe si do reagoje populli.pastaj do firmosi. Dhe me kete reagim te vaket e sigurte fare qe do firmosi ate marreveshje. E njejta gje si me armet kimike. Protestat e medha te popullit pa dallim bindjesh politike, beri qe te terhiqej nga armet kimike, pra u detyrua t’i dali kudner edhe SHBA, e si mendoni, nuk do i dali kudner Grekut? Do i dali vetem nqs ne mbushim sheshet, dhe mudnesisht te thirrur nga shoqeira civile e pavarur dhe jo nga parti politike

  3. O i paemer.. Une dal ne shesh kur te me thuhet me pare cila eshte marrveshja dhe cilat jane ligjet nderkombetare qe jane zbatuar. Te dal ne shesh tani pa qene i qarte se per cfar do tedal eshte jo produktive.
    Te dal se po shitet deti ? ( ku e di une se u shit deti? ku e di ti se u shit deti ? ) . Une nuk jam ekspert per kete pune.
    Ne fillim duhet te dalin specialistet ( jo politikanet) dhe te sqarojne gjate e gjere ne te gjitha stacjonet televizive se perse kjo marveshje eshtte kundra interesti tone.. dhe pastaj mua me ke ne shesh , dite e nate.

    Por qe te dal ne shesh per interesa politike si dele , kete nuk e pranoj.

    Mos harro se kemi akoma mekanizma kundershtimi dhe anulimi te marrveshjes , Gjykata kushtetuese, Presidenti dhe kjo marveshje do te kalohet ne parlament. Pra edhe po te ishte bere zullumi , kemi metoda , instruemente per ta anulluar.. perndryshe…. nate dite ne shesh , une me femijt e mij me gjith soi e sorrolop.

  4. Ku ishin kete protestues “atdhetare” kur PD c’fuqizoi marveshjen egzistuese te ujrave detare dhe tashme perpara ketij fakti jemi te detyruar t’a ribejme ne kushte te tjera gjeopolitike!?
    Ku ishin keta maloke protestues kur qeveria e PD beri marveshjen per ndryshimin e kufijve e cilet u rrezua nga Gjykata Kushtetuese!?

    1. Sa turp!Maloke ptotestues thote.
      Dhe presim te na respektojne fqinjet ,
      kur keto qenie paragjykojne bashkekombasit e vet.
      Ku e di ti kush jane ata qe protestojne dhe se mund te kene qene edhe atehere kur thua ti o gdhe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *