• |
ide | kryesore

Porositën me “google translate”, por u erdhën 15 mijë vezë

Pikante



Ekipi Olimpik i Norvegjisë është përballur me një problem qesharak në Korenë e Jugut. Ata janë munduar të përkthejnë në google translate për të blerë vezë por gabimisht kanë porositur 15 mijë të tilla.

Ata fajësuan gabimin e përkthimit për 15 mijë vezët, por duket se gjithçka është shkaktuar nga një gabim daktilografik.

Për fat të mirë ekipi norvegjez ishte në gjendje të kthente 13 500 vezë pasi ata dëshironin vetëm 1500. Ngjarja është bërë e ditur nga gazeta norvegjeze Aftenposten, ndërsa tregon se google ka akoma për të përmirësuar me përkthimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *