• |
ide | kryesore

Video/ Shembet me shpërthim të komanduar pallati 5-katësh pranë lumit Gjanica

Lajme, Të fundit

Është shembur sot me anë të një shpërthimi të kontrolluar një objekt 5-katësh përgjatë lumit Gjanica, i cili preket nga rehabilitimi i lumit dhe shëtitores së qytetit të Fierit. Për shembjen e këtij objekti janë vendosur rreth 6 kg eksploziv nga hapja e 400 vrima dhe është përdorur e njëjta strategji shembje si me dy objektet e javës së kaluar.


Megjithëse ndërtesa është shembur e gjitha, nga shpërthimi ka pasur dëmtime në një biznes aty pranë, të cilit i janë thyer xhamat dhe ka rënë tavani prej gipsi. Ky projekt i Bashkisë Fier ka prekur 21 banesa, nga të cilat kanë mbetur për t’u shembur edhe 2 të tjera. Një prej këtyre ndërtesave do shembet nga IKMT me shpërthim të kontrolluar. Ndërkohë që tashmë autoritetet po punojnë për pastrimin e inerteve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu