• |
ide | kryesore

PD thërret Gjiknurin në interpelancë: Kompania e inceneratorëve e regjistruar në Parajsat Fiskale

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike kërkon thirrjen e një interpelance urgjente me ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri lidhur me tre inceneratorët që do të ngrihen në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Interpelanca e cila do të zhvillohet nga deputetja demokrate, Jorida Tabaku, përfshin dyshimet e opozitës lidhur me ligjshmërinë dhe praktikën korruptive të shpalljes së fituesit.

“Muajt e fundit, Partia Demokratike, mediat dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë bërë publike një sërë dokumentesh që ngrenë hije dyshimi mbi koncesionet e dhëna nga qeveria për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Mënyra se si janë zhvilluar proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije të mëdha dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën e qeverinë”, thuhet në kërkesën e PD-së.

Sipas demokratëve “rezulton se një individ i vetëm i ndërlidhur me disa kompani në mënyrë të tërthortë apo të dukshme ka qenë përfituesi i vetëm i tre inceneratorëve. Gjithashtu, vërehet se praktika e ndjekur nga qeveria për dhënien e koncesionit në fjalë është abuzive, pasi është kompania e krijuar pak ditë përpara fitimit të këtij koncesioni që ka paraqitur një propozim të pakërkuar, dhe kompania nuk ka asnjë kontratë të ngjashme në këtë sektor”.

“Njëra prej kompanive që ka fituar koncesionin e inceneratorëve është e regjistruar në Parajsat Fiskale të Vendeve të Ulëta (Holandës) duke shtuar edhe më dyshimin për një aferë korruptive që do të ketë pasoja të rënda jo veç në financat e buxhetit të shtetit, por edhe në shëndetin e shqiptarëve. Sot, kompania që ka fituar në mënyrë të dyshimtë koncesionin e inceneratorëve ka përfituar nga buxheti i shtetit 5.2 milionë euro për impiantin e mbetjeve në Fier, ndonëse ky i fundit nuk ka nisur akoma punën e banorët janë në protestë”.



7 Comments

  1. Nuk e dija qe Hollanda te ishte parajse fiskale . Di qe hollanda ka taksat me tulta per biznese ne europe 12% por jo te jete parajse fiskale. Hollanda vjet mori cmimin e pare te EU si vendi me transparent ne eruope persa i perket bizneseve.

    ( mos me keqkuptoni , nuk dua te mbroj kerkend qe ka marre koncesjone korruptive apo abuzive, por te me thuhet qe Hollanda eshte parajse fiskale me duket sikur me marrin per nje njeri me zhvillim te vonuar mendor)

    1. @ Special agreements with multinationals@

      The Dutch corporate tax rate (i.e., 20% for income under or equal to EUR 200.000 and 25% for income exceeding EUR 200.000) is rather normal for Europe. However, large multinational companies residing in the country are provided with an opportunity to negotiate special agreements with the Dutch tax authorities. Such agreements allow multinationals to define which part of their profits will be subject to corporate taxation. The artificially set taxable base may differ significantly from company’s actual profits. It does not come as a surprise that famous brands, such as The Rolling Stones, U2, Boeing, US Steel, Walt Disney, and Johnny Walker, have taxable presence in the Netherlands. On the basis of special agreements with the Dutch government, Fiat and Starbucks succeeded to take tax advantages resulting in EUR 20-30 million each. However, the tax deals with the two companies were announced as an illegal state aid by the European Commission.

  2. Pra taksa normale per kompanite qe kane fitim nen 200,000 eshte 20% dhe per kompanite qe fitojne mbi 200.000 eruo taksa eshte 25% .

    Por keto vitet e fundit kompanite e medha kane bere ‘ marveshje ‘ me ministrine e financave hollandeze per taksa me te ulta per nje perjudhe kohe 5-8 vjecare , dhe taksa me e ulet e regjistruar deri tani eshte 12% .

  3. lum per ne qe keni ket _arin qe na i shpjego tgjitha
    n holand lulzojn firmat fantazem thot ky vllai i ariut
    na myten debilat

  4. Ju Tironci me pseudonim shko tako Damian Gjiknurin dhe Arben Ahmetaj qe ky i inceleratoreve merr tenderin e plerave ne Elbasan 30 milion euro merre edhe tenderin e sahateve te ujit 6 milien euro e kushe di sa eshte shifra ka 4 vjet ska ven nje sahat.

    1. o ti rrush
      un nuk po them gjo per tendrat por per ate palloshin me emrin _ari qe thot qe ne holland lulzojn firmat fantazm
      kur te vertetes is shto i rren e hum vleren dhe ajo e verteta se thojn njerzit i gjith lajmi osht i rrem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *