• |
ide | kryesore

Video/ Bujar Asqeriu: Askush nuk e çan trapin për ne, na vjedhin, pastaj nxjerrin gjuhën e tallen

Lajme, Të fundit



Aktorët e Teatrit Kombëtar janë mbledhur sërish bashkë sot, për të kundërshtuar projektligjin e Ministrisë së Kulturës për artin dhe për zhvendosjen e tyre te “Turbina”. Aktori i njohur Bujaqr Asqeriu, tha se askush nuk e çan kokën për ta.

“Artisti më i mirë merr një rrogë sa nëpunësja më e ulët e shtetit.

Zoti i paftë ata që vjedhin.

Nga jeta ikën artistët më të njohur dhe askush nuk e çau trapin për ta.

Bujar Lako jetonte në një dhomë 50 metra katror dhe askush nuk u kujtua për të.

Ndonjëherë them pse të flas, për çfarë të flas?!

Mendojnë se sa do fitojnë dhe me kë do e bëjnë qejfin dhe jo për ne”, u shpreh Asqeriu.

Deklarata e plotë

Si duket refleksionet që vijnë që qeveria dhe ministria e jonë e nderuar janë të pakta dhe të pafuqishme dhe mos të them të ftohta.

Këta duket që nuk e din se çfarë është artisti, në thelb nuk e din se çfarë është artisti.

Një artist i joni, më i mirë i joni merr rrogën më të ulët se një nëpunëse thjeshtë e Ministrisë së Kulturës.

Domethënë ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar, që u bënë gjithë këtyre artistëve që luftojmë me mund dhe me djersë.

Jo me kot kolegët tanë të nderuar ikën nga kjo botë në moshën më të re dhe askush nuk pyeti për ta, askush nuk u kujdes për ta, askush nuk e çau trapin për ta.

Dhe ata ikën me një barrë pengjesh në shpirt dhe ne duhet t’i ngremë me të madhe.

Mos të them që Bujar Lako jetonte në një shtëpi 50 metra katror, artisti ynë i madh, kurse qeveritarët tanë kanë vila nga 5 milionë.

Kjo është drama e madhe pasi vendin e udhëheqin hajdutët, këtë vend e drejtojnë hajdutët, prandaj nuk ka lekë për artistët, nuk ka lekë për teatrin dhe ne na fusin në vrimën e miut atje tek hidrocentrali.

Edhe lekët për një dosje i marrin, edhe 100 lekë për një dosje e marrin e fusin në llogari.

Nuk lenë lekë në këmbë, këta janë qeveritarët tanë.

Nga njëherë them pse po flas, a më dëgjon njeri. Nuk na dëgjon askush, them a përmbyset kjo hajdutëri?

Ne kemi të drejtën legjitime të zotit dhe zoti i paftë ata dhe zoti i paftë ata dhe fëmijët e tyre.

E kuptoj që ata do të tallen me, që do të nxjerrin gjuhën me ne. Ata mendojnë se sa do të fitojnë sot.

Ku do hanë drekën dhe darkën dhe me kë do bëjnë qejf sot.

Nuk mendojnë asgjë tjetër. Këto ishin ndjesitë e mia. Ne me aq sa kemi fuqi, ta mbrojmë punën tonë.

Video më poshtë:



1 Comment

  1. E shkreta Qeveri…. Kush nuk po proteston ndaj saj, fermeret, minatoret, naftetaret, pedagoget, aktoret…. Kaq shume e sulmojne qeverine, saqe nje here ne vit proteston edhe PD e Lulzim Bashen ne krye…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *