Gazetari investigativ Artan Hoxha zbuloi se policia përdori forcë gjatë ndërhyrjes në banesën e vjehrrit të Klement Balilit.
Hoxha pohoi se policia e Delvinës, në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës rreth orës 17:15 zbarkoi në banesën e vjehrrit të Balilit, Avni Veizit, pasi kishte informacione se aty fshihej Klementi, i cilësuar nga mediat greke si Eksobari i Ballkanit. Mes të tjerash, Hoxha tha se policia kishte përdorur forcë gjatë aksionit, pasi kishte thyer derën e jashtme dhe disa të brendshme.
“Aksioni nisi sot pasdite, sapo ra errësira, rreth orës 17:15 minuta. Forcat e policisë lokale dhe ato të Gjirokastrës rrethuan zonën, duke krijuar edhe pasiguri tek banorët. Kishte një numër të madh policësh. Në banesë nuk u gjet asnjë person. Vjehrri dhe vjehrra, e personit më të kërkuar nga policia shqiptare nuk ishin. Informacioni paraprak ka qenë se në këtë banesë mund të strehohej Balili, edhe pse vjehrri dhe vjehrra qëndrojnë tek vajza e tyre që ka ngelur e vetme. Policia ka përdorur forcë, ka thyer derën e jashtëm, ka ushtruar kontroll të befasishëm. Janë thyer disa dyert të brendshme. Nuk është gjetur personi që kërkohej nga policia. Nga komshinjtë është vënë në dijeni pronari i banesës. Ata kanë ardhur aty dhe kanë kërkuar një vendim të gjykatës. Ai pretendon se i kanë vjedhur sende me vlerë. Ky vendim vjen pas shkrimit të medias gjermane ‘Stern’, pasi u tha se policia lokale nuk ndërhynte dot. Ndaj me ardhjen drejtorit të ri po jepet tjetër mesazh”, tha Hoxha në lidhje direkte me “News 24”.
Epo policia nuk eshte trup baleti o Artan Skrapari ndaj mos prit te mos ushtroj dhune ndaj trafikateve. Keq eshte qe nuk e ka gjetur dhe kapur ate kapuralin Eskobar pa qe thyen porten dhe hyne pa lajmeruar kane bere kaq mire sa se ke idene ti meci i Skraparit.
Këtë farë “gazetari investigativ” të krimit në Shqipëri e kemi dëgjuar shpesh të përgëzojë policinë e Tahirit që po bën sëbashku me te ” heroizma” kundër trafikut të kanabisit, e i del në mbrojtje Balilit që është i vetmi bos i madh i verifikuar i drogës, e njëkohësisht i vetmi zyrtar i lartë i qeverisë Rama që deri tani ka marë dekoratën “Eskobar”