• |
ide | kryesore

Flet Patozi: Basha po pret që Rama të rrëzohet vetë, ndërsa Berisha…

Lajme, Të fundit



Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi e ka konsideruar të vakët aksioonin opozitar në këtë mandat të dytë të Edi Ramës në qeveri. Në një intervistë për gazetaren Mirela Milori në Abc News ai tha se protesta masive e 27 janarit tregoi pakënaqësitë ndaj qeverisë, por kjo nuk mjafton pasi shqiptarët duhet të shohin shpresë dhe alternativë edhe te opozita. Në analizën e tij, Patozi thotë se opozita e Bashës është pasive duke pritur që Rama të rrëzohet vetë.

“Ia kam thënë Lulzim Bashës që asnjë fitore nuk vjen duke pritur. Ai nuk duhet të presë derisa të rrëzohet Rama për të ardhur në pushtet. Ka njerëz që thonë se Bashës i erdhi koha, pasi pas tre vitesh janë zgjedhjet.

8 vite qëndroi PS në pushtet me Nanon dhe po 8 vite qëndroi dhe PD në pushtet me Berishën, por mund të themi që në të dy rastet opozita ka qenë agresive. Madje ajo e Sali Berishës ka qenë edhe më agresive. Kjo e sotmja është një opozitë pritëse” – tha Patozi. I pyetur për angazhimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në këtë situatë, Patozi thotë se e kupton rolin që ai ka zgjedhur të mbajë.

“Berisha? Ai është ende aty. Ai ka thënë që nuk përzihet në vendime të rëndësishme të partisë, por as edhe në debatin e brendshëm. Është një zgjedhje e tij. Ai mbetet një deputet aktiv. Këtë e demonstron çdo ditë” – tha Patozi. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Nuk ka faj , a e shikoni opoziten sa e dobet qe eshte? Ja mungesa e dirigjentit, organizatorit, oratorit, PATOZI e paska cuar opoziten ne gjendje flegmatike,Pa PATOZIN nuk paska opozite,,,,,,,,,,,Ne te shkuaren opozitarizmi ka qene karizmatik, me i organizuar, por sot kopete e qejf mbeturve jane bere opozitar te opozites. E c;na kerko ky kritizerrevolucione dhune? Ne popujt ku zhvillimi eshte i ngadalte, ku njerezit me zi jetojneqe tu rrisesh shpresen duhet rritja e besimit, me ritjen e besimit duhet te luftohet shtypja politike ekonomike epopullit,atehereduhen lidere.Tek ne nuk ka lidere, c;eshte e verteta, por ka ppullqe kerkon zhvillim, me demokraci, kjo po pergatitetme ndergjegjesimin e popullit, qe te permbyset klika rilindase me esence komuniste.

  2. pata patozi kuak kuak zhele roshi i ka merak.pata patozi iku per lesh negjmjie vetem e vetem ti jet besnik qelbesir edvin partie.mut han patozi,jozefina e bregu vetem qe qe te lepijn byth negjmije-

  3. Opozita eshte e vaket sepse nuk ka me zjarr qe te ngrohi votuesit. Ne thelb Luli po paguan bemat e Berishes, e Berishen mazalla se e nget kush. Eshte sakrilegj! Uji i vaket po i vaket do mbesi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *