• |
ide | kryesore

(FOTO) Gjendet një bombë, mbyllet aeroporti ndërkombëtar i Londrës

Planet



Aeroporti ndërkombëtari i Londrës u mbyll pasi pranë lumit Thames, afër aeroportit, u gjet një bombë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas BBC, bombën e vjetër e gjetën punëtorët e ndërtimit.

 

Raportohet se autoritetet vendase kanë nisur punën për heqjen e saj, ndërsa aeroporti është mbyllur për t’u siguruar që municionet të merren në kushte të sigurta, pa rrezikuar asnjë person.

Aeroporti i Londrës është një aeroport ndërkombëtar i vendosur në lagjen Neëham të Londrës Lindore. Zona ishte shumë industriale dhe shumë e populluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Royal Docks, ku është e vendosur pista tani, ishte një pikë hyrëse kryesore në lumin Thames për mallra dhe tregti.

Drejtori ekzekutiv i aeroportit, Robert Sinclair kërkoi ndjesë dhe tha: “E kuptoj që kjo po shkakton rrëmujë tek pasagjerët, por do mundohemi të zgjidhim gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *