• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni pjesën e tavanit që u shemb mbi kokën e mësueses në shkollën në Tiranë

Lajme, Të fundit



Pjesa e suvasë u shkëput nga tavani dhe ra mbi kokën e mësueses Elbarina Toshkallari, kur ajo ishte duke shpjeguar mësimin. Fatmirësisht asnjë prej të miturve në klasë nuk u dëmtua, por fotot tregojnë masën e madhe të materialit që ra mbi mësueses nga tavani.

Mësuesja është dërguar në urgjencën e Spitalit të Traumës, ndërsa drejtoresha e shkollës shpjegoi për gazetarët se rikonstruksioni i plotë i shkollës është bërë në vitin 2004, por një sikonstruksion i pjesshëm është bërë në vitin 2016. Ky i dyti tha drejtoresha e shkollës përfshin edhe ndërhyrjen në suvanë e klasave.

“Rikonstruksioni i pjesshëm do të thotë që aty ku ka pasur probleme me ndriçimin janë bërë riparime, së bashku me suvanë” u shpreh drejtoresha.

Siç tregon edhe postimi në Twitter i Erion Veliajt, rikonstruksioni i shkollës u krye në verën e vitit 2016. Pritet një reagim nga kryetari i Bashkisë për përgjegjësit e kësaj që ka ndodhur në shkollën Osman Myderizi në Tiranë.



1 Comment

  1. Une mendoj ti ulim katagorine profesinale dhe ta cojme prapa hekurave Erion Veliajn per mos zbatim te teknologjise se llacit ne suvatimin e tavanit, dhe te propozojme muratorin e talentuar Armando Shkullakun per Kryetar Bashkie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *